Ndryshohen masat anti-COVID, hiqen maskat në ambientet e jashtme
Qeveria e Kosovës ka miratur masat e reja anti-COVID.
Orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 00:00, kurse maskat do të jenë obligative vetëm në ambientet e mbyllura.
Po ashtu hyrja në Kosovë do të lejohet me dy vaksina. Ndryshohen masat anti-COVID, hiqen maskat në ambientet e jashtme, shkruan Gazeta Enigma.
Gjithashtu hyrja në Kosovë do të lejohet me dy vaksina. Për ata që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Kosovës duhet të kenë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë të shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit. Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese. Dëshmi i testit PCR negativ, jo më i vjetër se 48 orë.
Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, duke respektuar masat anti-COVID.
Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në 30 persona, të cilët duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy doza, dëshmi mjekësore se nuk mund ta marrin vaksinën apo një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Procesi edukativo-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditore zhvillohet sipas rekomandimeve të IKPSHK-së të datës 20 janar 2022. Ndërkohë, në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve procesi mësimor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesin e MASHT-it për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19. Në institucionet publike dhe privat të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mësimi mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.
Do të lejohet hapja e fitneseve.
Në gara sportive në ambiente të mbyllura, lejohet 10 për qind të tifozëve, ndërsa në ambiente të hapura, 30 për qind. Në të dyja rastet nevojitet dëshmia e certifikatës së vaksinimit.
Kryeministri Kurti ka thënë se si shkak i masave të marra më 20 janar, Kosova ka arritur ta menaxhojë më lehtë këtë valë të pandemisë. E për shkak se trendi po bie në gjashtë ditët e fundit, është marrë vendim që të zbuten masat. Sipas Kurtit, hospitalizimet janë pesë herë më të ulëta sesa në fazat e kaluara.
“Gjatë ditëve në vijim mund të shohim rritje të hospitalizimeve dhe numrit të vdekjeve, por falë masave Kosova do t’i shpëtojë situatës më të rëndë”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi./Gazeta Enigma/