Prishtinë, arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht dy policë

Prishtinë, arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht dy policë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy policë, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Policët kanë marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve, njofton Policia e Kosovës.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 04.02.2022-15:40.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./GazetaEnigma/

Related Articles