Osmani i uron shërim të shpejtë Erdoganit dhe gruas së tij

Osmani i uron shërim të shpejtë Erdoganit dhe gruas së tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe gruas së tij, Emine Erdogan, pasi ata lajmëruan se janë infektuar me Covid19.

“Ju uroj shërim të shpejtë presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zonjës së parë Emine Erdogan. Shërim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, njoftoi sot të se ka dalë pozitiv në testin për variantin Omicron të koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti turk tha se ai dhe bashkëshortja e tij po përjetojnë simptoma të lehta të koronavirusit, duke shtuar se ai do ta vazhdojë punën nga shtëpia.

Ai gjithashtu tha “i presim lutjet tuaja”. 

Related Articles