Të shtunën në Podgoricë kanë nisur bisedimet preliminare për të siguruar numrat e duhur që do të votonin qeverinë e re.
Këtë konfirmim e dha deputeti Millosh Konatar, nënkryetar i nismës qytetare “URA”.
Të premten në mbrëmje Kuvendi i Malit të Zi, pas një seance maratonike votoi rrëzimin e qeverisë me kryeministër Zdravko Krivokapiq, njofton Klan Kosova.
Nismëtar i këtij mocioni të mosbesimit ishte Dritan Abazoviq, që edhe vetë mbante postin e zëvendëskryeministrit. “Dua që mandatar dhe kryeministër i ri i Malit të Zi të jetë Dritan Abazoviq. Rrëzimi i qeverisë që e kishim deri më këtë katër shkurt nuk është apokalipsi. Do të votohet qeveria e re e cila do të jetë shumë e mirë sesa kjo që e kishim deri më sot”, theksoi Konatar. /Gazeta Enigma/