Dy partitë opozitare, LDK e PDK kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pas debatit lidhur me shtrenjtimin e rrymës nga ZRRE, raporton Gazeta “Enigma”.
Përkundër largimit të tyre, AAK-ja po qëndron në sallë, së bashku me partinë në pushtet, LVV-në.
Para se ta lëshonin sallën, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ky debati për shtrenjtimin e rrymës duhet të trajtohet me seriozitet dhe është më i rëndësishëm se sa votimet e disa pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara.
“ZRrE ka marrë një vendim në kundërshtim me krejt hapat e pritshëm që janë ndëertuar. Nuk e ka pritur rezolutën. Nuk e ka pritur ose dëgjuar zërin e qytetarëve edhe ata të cilët kanë protestuar e që kanë kundërshtuar. As ata s’janë mbi ligjin, ligji duhet të respektoj barazinë”, tha Zemaj.
Tutje, Zemaj tha se LDK e përkrah pjesën e debatit dhe votimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi. / Gazeta Enigma.