Arrestohet një grua në Pejë, ishte e dënuar me 12 vite burgim

Arrestohet një grua në Pejë, ishte e dënuar me 12 vite burgim

Një grua është arrestuar sot në Pejë, e njëjta ishte e dënuar me 12 vite burgim nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.

Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës edhe në raste tjera është treguar e suksesshme në parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles