Mentor Ajeti njëri ndër gjyqtarët më perspektivë në vend do ta drejtoj derbin Drenica – Gjilani

Mentor Ajeti njëri ndër gjyqtarët më perspektivë në vend do ta drejtoj derbin Drenica – Gjilani

Superliga e Kosovës në futboll do të nisë të shtunën me derbin Drenica – Gjilani që luhet nga ora 13:00 në Skenderaj.

Sezoni pranveror në futbollin kosovar do të nisë me xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje mes Drenicës dhe Gjilanit do të drejtohet nga njëri prej gjyqtarëve me perspektivë në Kosovë, Mentor Ajeti.

Mentor Ajeti do të asistohet nga gjyqtarët Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri.

Ajeti konsiderohet si njëri prej gjyqtarëve më perspektivë në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

23-vjeçari nga Prishtina zejen e referit e kishte nisur në vitin 2014 në kategoritë e reja. Tri vite më vonë kishte marrë besimin që ta ndante drejtësinë në Ligën e Parë.

Ai debutoi në Superligë në sezonin 2020/2021, duke iu besuar shumë ndeshje kryesore prej sezonit të kaluar pas vlerësimeve pozitive që i ka marrë nga kritikët e referimit./GazetaEnigma/



Related Articles