Sindikata e Infermierëve të Kosovës po kërkon që infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësor të paguhen me koeficientin 7, duke thënë se nuk pranojnë asnjë opsion tjetër.
Përmes një komunikate për medie ata kanë deklaruar se do të diskutojnë me organet drejtuese, shoqata e institucione tjera për të organizuar marsh protestues.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës do konsultoj organet e saja drejtuese, shoqata dhe insitucionet tjera përfaqësuese dhe secilin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për organizimin e një marshi protestues ku do ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, duke vazhduar me protesta ditore, deri në greva dhe bllokim total të sistemit shëndetësor”.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës bazuar në këtë shtojcë kërkon koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor pa dallim, ndërsa opcionet tjera nuk do pranohen në asnjë mënyrë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Gazeta Enigma/.