21-vjeçarja bie nga kati i tretë i një objekti në Pejë

Në qytetin e Pejës një 21-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një objekti.

21 vjeçarja tashmë ka pranuar tretman mjekësor, dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Këtë rast për gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:00 të mbrëmjës, arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.

“Ka ra nga kati i 3, rasti është duke u hetuar. Fillimisht është dërguar për në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman, por pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK”, tha Gashi.

Tre persona janë intervistuar në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, rasti është cilësuar lëndim i rëndë trupor.

“Tre persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarit”, tha Gashi.

Related Articles