Ka përfunduar pjesa e parë mes Drenicës dhe Gjilanit me rezultat 1-0 për vendasit.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 25-të nga penalltia.
Gjilani rastin më të mirë për barazim e kishte me Elton Calen i cili goditi jashtë portës me kokë.
Drita po e mposht Feronikelin me rezultat 3-0. Golat për gjilanasit i shënoi mesfushori Hamdi Namani në minutat e 4-të dhe 29-të dhe 45-të.
Po ashtu Ballkani është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Dukagjinit me golat e Meriton Korenicës dhe Armend Thaqit.
Kto ndfeshje janë duke u luajtur në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.