Qytetarët gjermanë duhet të largohen nga Ukraina nëse prania e tyre nuk kërkohet në vend, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane, shkruan Gazeta Enigma.
“Ne po paralajmërojmë kundër udhëtimit në Ukrainë. Nëse jeni aktualisht në Ukrainë, kontrolloni nëse kërkohet prania juaj. Nëse jo, largohuni me një njoftim të shkurtër”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar të rriten ditët e fundit mes pranisë dhe lëvizjeve masive të njësive ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës.
Konsullata e Përgjithshme gjermane Donetsk, në Dnipro, Ukrainë, është mbyllur përkohësisht me efekt të menjëhershëm, sipas njoftimi.
Largimin e qytetarëve të saj nga Ukraina e kanë kërkuar edhe disa shtete të tjera, përfshirë së fundmi edhe Shqipërinë.