Drita dhuron spektakël ndaj Feronikelit

Drita dhuron spektakël ndaj Feronikelit

Drita ka shënuar fitore me rezultat të thellë 7-0 naj Feronikelit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori Hamdi Namani shënoi hat-trick në pjesën e parë duke i shënuar tre golat e parë për Dritën në minutat e 4-të, 29-të dhe 45-të.

Për 4-0 shënoi Marko Simonvoski në minutën e 54-të.

Arbnor Muja shënoi për 5-0 në minutën e 74-të.

Almir Kryeziu shënoi për 6-0 në minutën e 81-të.

Për rezultatint përfundimtar 7-0, Ilir Blakçorri në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në vendin e parë me 37 pikë, një pikë më shumë se Gjilani dhe Ballkani që pozicionohen në pozitat një dhe dy./GazetaEnigma/

Related Articles