Edhe pse ditëve të fundit kemi pasur një rënje të rasteve pozitive me COVID-19 aktualisht në Kosovë janë 14 mijë e 639 raste aktive, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Si zakonisht me më së shumti raste prin kryeqyteti me 3 mijë e 51 raste aktive, pasuar nga Peja me 1 mijë e 192 raste, pastaj Gjilani me 969 raste, Prizreni me 929 raste, Ferizaj 884 raste, Fushë Kosova me 689 raste, Lipjani me 673 raste, Gjakova me 609 raste, si dhe po ashtu komunat e tjera kanë me qindra raste aktive.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) sipas të dhënave të fundit është bërë e ditur se janë shënuar katër raste të vdekjeve dhe 643 raste të reja pozitive me COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës. Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Gazeta Enigma/