Ish-kryeministri i Kroacisë, i cili po qëndron në Kosovë, ka vendosur që ta vizitojë edhe Veriun e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”
Gazeta “Enigma” mëson se ai do të përcillet nga Njësia Speciale e Kosovës.
Mesiq, të shtunën arriti në Kosovë me ç’rast u takua me liderët shtetëror.
Ai madje gjatë takimeve dha një mesazh të fuqishëm drejtuar organeve të vendit.
Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë angazhim të shtuar në rrafshin ndërkombëtar, pasi që, sipas tij, Serbia është duke vazhduar me fushatat lobuese për çnjohje të Kosovës.
Alarmi i tij u ngrit në një takim që pati të shtunën në mesditë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Topi ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal e koordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave.
Ndërkaq, Kurti që i ka falënderuar dy ish-liderët për përkrahjen për Kosovën, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë. / Gazeta Enigma.
Fotot nga vendi i ngjarjes: