Teksa ende po qëndrojnë në zyret e ZRRE-së, anëtarët e PSD-së kanë ndalur energjinë elektrike në një pjesë të kësaj zyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Ata më pas janë konfrontuar me njërin nga punëtorët e kësaj zyre.
Ai u ka kërkuar ta lëshojnë për shkak se u është ndalur sistemi.
Sipas tij një server kushton mbi 20 mijë euro dhe kjo i kushton buxhetit të Kosovës.
Ndërkohë Policia e Kosovës tashmë ka arritur në ZRRE/ Gazeta Enigma.