Paris Saint-Germain – Real Madrid, formacionet e mundshme

Paris Saint-Germain – Real Madrid, formacionet e mundshme

Ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve rikthehen sonte me dy ndeshje në program.

Vëmendja kryesore pa asnjë dyshim është në kryeqendrën e Francës, në Paris me duelin Paris Saint-Germain – Real Madrid që fillon nga ora 21:00.

Stadiumi “Parku i Princave” hap dyert për sfidën e dy gjigantëve të futbollit evropian dhe njëherit dy ndër favoritëve për të triumfuar në këtë kompeticion.

Ballafaqimi në Paris ka vëmendjen e gjithë botës, ndërsa edhe dy trajnerët në konferencë për shtyp thanë se ky takim është sikurse të jetë një finale.

Mediat franceze dhe ato spanjolle kanë zbuluar edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Te “mbretërit” nga Madridi nuk pritet të startojë sulmuesi kryesor, Karim Benzema i cili duket se ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Këto janë formacionet e mundshme:

PARIS SAINT-GERMAIN: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Verratti, Gueye, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Di Maria.

REAL MADRID: Courtois; Carvajal, Militao, Fernandez, Alaba; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Bale, Vinicius.

Related Articles