FOTO -Vetaksident me fatalitet në Gjilan, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

FOTO -Vetaksident me fatalitet në Gjilan, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

Të martën në ora 00:05 në magjistralen Gjilan – Kamenicë, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet ku ka vdekur një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Gazetën Enigma, vetaksidentin i cili ka ndodhur në fshatin Dobërqan.

Sipas policisë vietura ka goditur një shtyllë elektrike, kurse dy personat e tjerë janë dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se më datën 15.02.2022, rreth orës 00:05, në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatin Dobërqan, ka ndodhur një vet aksident me fatalitet”, ka konfirmuar Hashani

“Dyshohet se deri sa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, ku në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike,   me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa  vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit , e më pastaj për në QKUK në Prishtinë”

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë,  mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka përfunduar Hashani për Gazetën Enigma.

Related Articles