Kanë përfunduar dy pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.
PSG është duke barazuar me Real Madridin (0:0), derisa Man City është duke ‘shpartalluar’ Sporting CP me rezultat 0 – 4.
Në derbin e ‘zjarrtë’ në “Parkun e Princave”, PSG është duke dominuar në çdo aspekt ndaj Real Madridit.
Gjiganti francez ka dominuar që nga minuta e parë, derisa kishte dy super raste përmes Angel di Maria dhe Kylian Mbappe, që dështuan të shënojnë një kundër një ndaj Courtois.
Ndërkohë, Real Madrid këtë pjesë nuk kishte asnjë rast të rrezikshëm, ngase gjithë kohës vetëm u mbrojt.
Sa i përket takimit tjetër, Man City është duke triumfuar me rezultat 0:4 në udhëtim te Sporting.
Riyad Mahrez kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm shtatë minutave, pas një asistimi të De Bruyne (7′).
Për golin e dytë, u përkujdes Bernardo Silva që realizoi një eurogol për të dyfishuar avantazhin (17′).
Kurse, ishte Phil Foden që shënoi golin e tretë nga afërsia pas një asistimi të Mahrez (32′).
Ndërsa, golin e katërt, njëkohësisht të fundit për këtë pjesë dhe të dytin personal e shënoi Silva (45′).