Hoti flet për rrëzimin e qeverisë Kurti I: Disa kanë nisur të më japin të drejtë

Hoti flet për rrëzimin e qeverisë Kurti I: Disa kanë nisur të më japin të drejtë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Tha se në një vit qeverisje nuk ka ndryshime të premtuara. Ndërkohë thotë se disa prej atyre që e kritikuan për rrëzimin e qeverisë Kurti I, tani po i japin të drejtë.



“Për fatin e keq të gjithë neve por vërtetohen disa vlerësime që i kam dhënë vetë dhe i kemi dhënë bashkë me kolegët tjerë lidhur me pritjet për këtë qeveri, sepse kanë fituar një mbështetje qytetare vitin e kaluar bukur të madhe, bazuar në disa kauza që i ndërtuan me vite”, thotë Hoti.

“Jemi munduar gjatë atyre viteve të demonstrojmë, të përballemi me ato, po i quaj propagandë politike, dhe tu tregojmë qytetarëve se s’mund të çohen përpara kauza të tilla por realisht ndoshta nuk kemi arritur mjaftueshëm që t’i dalim përballë asaj propagande jo reale, të pabazuar. Por tash gjatë një vitit të qeverisjes po vërtetohen një nga një”, theksoi Hoti.

“Qe një vit që qeverisin nuk ka as njohje të re, as një anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk ka asnjë kapërcim të madh në zhvillim ekonomik të vendit, nuk ka progres në integrime europiane, nuk ka qartësi në politika ekonomike”, thotë Hoti në Pressing, përcjell Gazeta Enigma.

Për shkak të gjithë kësaj, thotë se aktualisht po e mbështesin disa prej atyre që kundërshtuan rrëzimin e qeverisë Kurti I.

“Unë besoj që me kalimin e kohës, disa prej tyre kanë filluar të më japin të drejtë për sjelljet e LDK’së gjatë asaj periudhe”, tha Hoti.

Related Articles