Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ishte ndër lojtarët më të mirë të “mbretërve” në fushë në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.
“Gardiani” belg ishte vendimtar në disa pritje, teksa golin e vetëm e pësoi në minutën e katërt shtesë nga ylli francez, Kylian Mbappe.
Courtois gjatë ndeshjes priti edhe një penallti të ekzekutuar nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.
Vetë portieri belg u pyet pas ndeshjes se si arriti të priste penalltinë e Messit, ndërsa theksoi se e kishte studiuar atë.
“E kam studiuar atë. Ai e kishte humbur një me Barcelonën, por e kishte goditur shtyllën dhe ai e kishte humbur një me Paris duke goditur në anën e djathtë”.
“Thashë vetmevete që ai ka më shumë besim të godasë në anën e majtë. Ai kishte shënuar në këtë kënd me Bruges, por ashtu kundër Nice në Kupën e Francës kështu që u hodha në të majtë dhe e prita”, theksoi Courtois pas ndeshjes.