Albin Kurti të enjten pritet nga Borrell në Bruksel

Albin Kurti të enjten pritet nga Borrell në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten do të pritet nga Përfaqësuesi i Lartë por Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të vizitës dyditore që do ta zhvillojë Kurti në kryeqendrën evropiane.

“Borrell do të takohet me Kryeministrin Kurti të enjten gjatë vizitës bilaterale inauguruese në institucionet e BE-së”, ka konfirmuar për KlanKosova.tv, Zoi Muletier, nga Zyra për Media e BE-së.

Kurti ka udhëtuar të martën drejt Brukselit ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë evropianë, përfshirë të Dërguarin e Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Related Articles