Si dyshohet se u vra polici aksidentalisht nga kolegu i tij

Si dyshohet se u vra polici aksidentalisht nga kolegu i tij

Një zyrtar policor ka vdekur si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës në orët e vonshme të mbrëmjes së të premtes.

“Enigma” mëson se polici që mori plagë u dërgua në Emergjencë, por nuk arriti të shpëtojë.

Burime të “Enigmës” bëjnë të ditur se polici i vrarë është Lirim H.

Sipas burimeve gjithçka ndodhi në një villë të Zllatarit, ku rreth 15 policë u mbledhën për të festuar për qejf. 

Festa u kthye në tragjedi, ku pas përfundimit të ndejës njërit nga zyrtarët policorë i shkrep arma e zjarrit dhe plagos policin e ndjerë.

Redaksia jonë do t’ju mbajë të informuar.

/Gazeta Enigma/

Related Articles