Xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me dy ndeshje, Drita – Llapi dhe Ulpiana – Malisheva.
Vëmendja do të jetë në Gjilan në derbin e kësaj xhiroje mes Dritës dhe Llapit.
Drita pozicionohet në vendin e parë me 37 pikë, kurse Llapi në vendin e katërt me 32 pikë.
Takimi i fundit i zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ishte më 23 tetor të vitit 2021 në Podujevë, ku përfundoi me fitoren e Dritës me rezultat 2-4, shkruan Gazeta Enigma.
Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Dardan Çaka.
Një tjetër ndeshje që pritet të dhurojë spektakël në Lipjan është ajo mes Ulpianës dhe Malishevës.
Ulpiana pozicionohet në vendin e nëntë me 18 pikë, vend që i dërgon në Ligën e Parë.
Kurse, Malisheva pozicionohet në vendin e shtatë me 22 pikë.
Të dy ndeshjet luhen nga ora 13:00./GazetaEnigma/