Vdes një fëmijë nën moshën 9-vjeçare nga COVID-19

Vdes një fëmijë nën moshën 9-vjeçare nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë persona nga COVID-19.

Në mesin e tetë të vdekurve si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi është një fëmijë nën moshën 9 – vjeçare,  ka bërë të ditur Ministra e Shëndetësisë, raporton Gazeta Enigma.

Katër të vdekur si pasojë e Covid-19 i takojnë grupmoshës mbi 80-vjeç, ndërsa 2 të tjerë 70-79 vjeç dhe një 60-69 vjeç.

Sipas njoftimit të MSH-së, 2.802 testime të kryera, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, numri i rasteve aktive në vend është 5.073./GazetaEnigma/

Related Articles