Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 20-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e KF Drenica, Genc Hamiti.
Mesfushori ofensivë i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër KF Dukagjini, me rezultat 1:2.
Ai asistoi në të dy golat për bashkëlojtarët e tij, derisa ishte mjaft kreativ gjatë tërë ndeshjes, duke qenë më i merituari që Drenica arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.
Pas kësaj fitoreje FC Drenica stabilizohet në renditjen, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të në BKTSuperligë me 27 pikë.
Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e KF Drenica, Genc Hamiti e ndau Fatmir Tupella, menaxher i degës së BKT në Drenas.
/Gazeta Enigma/