Gucati dhe Haradinaj kërkojnë ndërprerjen e paraburgimit të tyre, prokuroria kundërshton

Gucati dhe Haradinaj kërkojnë ndërprerjen e paraburgimit të tyre, prokuroria kundërshton


Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tash e disa muaj po mbahen në burgjet e Gjykatës Speciale, raporton Gazeta “Enigma”.

Por mbatja e tyre në paraburgim po kërkohet të ndëpritet.

Mbrojtja e kryetarit dhe nënkryetarit të Shoqatës së ish-veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët akuzohen për pengim të procedurës para asaj gjykate dhe frikësim të dëshmitarëve, kërkuan nga gjykata e Hagës që t’u hiqet paraburgimi dhe t’u lejohet të mbrohen në gjendje të lirë.

Përderisa mbrojtësit e Haradinajt kërkojnë heqjen e paraburgimit me ose pa kushte të veçanta, mbrojtësit e Haradinajt ofrojnë edhe garanci.

Prokuroria, nga ana tjetër, ende mendon se ata duhet të mbahen në paraburgim, sepse ekziston rreziku që ata të arratisen ose të fshihen, të vazhdojnë të pengojnë procedimin dhe të frikësojnë dëshmitarët. / Gazeta Enigma.

Related Articles