Malisheva është mposhtur në xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kryetrajneri i Malishevës, pas ndeshjes për artsport tha se ishin të vetëdijshëm me çfarë ekipi cilësor do të përballeshin.
“Ne ishim të vetëdijshëm se kemi një ekip shumë cilësor para vetes. Si ekip vendas jemi një skuadër e fortë, por ekipe me përvojë si Drita të ndëshkojnë për gabime. Mund të kishim reaguar më mirë për golin e parë të pësuar.
Në tre ndeshjet e fundit janë katër penallti ndaj nesh, mendoj se është një numër shumë i madh, megjithatë dikush tjetër e vlerëson. Jemi përpjekur të rikthehemi në lojë, shpresoj që në ndeshjet e sezonit të vazhdojmë me ritmin e rezultateve pozitive“, përfundoi Thaçi.
/Gazeta Enigma/