Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ish-presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili dhe njihej si kasapi i Ballkanit.
Johnson këtë krahasim e ka bërë gjatë një fjalimi në një seancë të jashtëzakonshme në parlamentin e tyre lidhur me situatën e krijuar në Ukrainë, pas sulmeve ruse, shkruan Gazeta Enigma.
”Mendoj se një nga gjërat më fascinuese është fakti se si Putini është afër analogjisë të aksioneve të Sllobodan Millosheviqit. E njëjta pakuptimësi në raport me Kosovën dhe Beogradit dhe Kievit e Moskës”, ka deklaruar Johnson.
Ai ia ka rikujtuar se Millosheviqi vdiq përgjatë gjykimit.
”Por, mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq përgjatë gjykimit”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit britanik./GazetaEnigma/
Boris Johnson in Parliament says Putin is the same as Milosevic and that the mystical union Milosevic used between #Kosovo and Belgrade is similar to Russia and Kiev.#UkraineRussiaCrisis pic.twitter.com/8zaRhIEkDg— Abdylvehab (@abdylvehab) February 24, 2022