Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se se Vladimir Putin, nëpërmjet sulmeve agresore të nisura ndaj Ukrainës, ka për qëllim të rrëzojë Qeverinë e Kievit dhe të marrë në dorë frenat e lojës.
Në një intervistë për rrjetin medial amerikan, ABC, Blinken tha “është pjesë e një plani rus”, sulmi ndaj kryeqytetit ukrainas dhe marrja e pushtetit. Qytetet e tjera të mëdha, janë po ashtu në shënjestër, duke pasur sulme që vijnë nga veriu, jugu dhe lindja e Ukrainës.
Sa i përket një sulmi rus të mundshëm përtej kufijve ukrainas, ai nuk e përjashtoi si mundësi. Megjithatë, paralajmërimi ka qenë i qartë se, një sulm ndaj një vendi të NATO-s, është një sulm ndaj gjithë aleancës.
Ndaj, për këtë arsye, Amerika dhe partnerët e tjerë, mund të nisin një luftë të vërtetë dhe të konfliktohen në mënyrë direkte me Moskën.
Diçka e tillë nuk mund të ndodhë sakaq në rastin e Ukrainës, pikërisht për faktin se vendi nuk është pjesë e forcës më të madhe ushtarake në botë. Ndihma ndaj tyre, do të limitohet në asistim të trupave ukrainase dhe sanskionime të fuqishme ndaj Kremlinit.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë se do të mbrojmë çdo centimetër të territoreve në vendet aleate. Unë mendoj se është gjëja më e pamendueshme, që Putini të sulmojë përtej Ukrainës”, theksoi ai.
Një çështje tjetër me rëndësi, është edhe ajo e sanksioneve direkte ndaj Vladimir Putinit. Opsion, i cili është në tavolinë sipas Blinken, siç e ka theksuar edhe vetë Joe Biden gjatë një konference për shtyp. /Gazeta Enigma/.