Drita – Ballkani dhe Prishtina – Gjilani janë dy ndeshjet e mëdha të fundjavës në ligën elitare të futbollit kosovar
BKT Superliga e futbollit vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të, që do të luhen këtë fundjavë.
Kjo xhiro do t’i sjellë dy përballje të mëdha.
Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai në mes të Dritës dhe Ballkanit.
Dy kandidatët për titull në ligën elitare do t’i masin forcat në mes tyre për ta parë se cili është ekipi më i fortë i momentit.
Gjilanasit mund ta kenë përparësinë e terrenit dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.
Por, therandasit po kalojnë nëpër një formë solide dhe shkojnë në Gjilan për të marrë pikë.
Momentalisht, Ballkani e ka një pikë më shumë se Drita.
Ndërkohë, Gjilani do ta vizitojë Prishtinën në një tjetër ndeshje interesante.
“Skifterat” do të shpresojnë në një barazim eventual në derbi, për ta marrë primatin me fitore ndaj Prishtinës.
Nga ana tjetër, Bardhekaltrit po kalojnë nëpër momente të vështira dhe kjo është një tjetër sfidë për ta.
Edhe Llapi do ta kërkojë fitoren dnaj Malishevës, për t’iu afruar edhe më shumë kreut të tabelës në Superligë.
Ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen të shtunën dhe të dielën nga ora 13:00.