Redaktorja e Sky News, Debora Haynes, ka shkruar se siç mëson mediumi i saj, 27 shtete, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, shtete të Evropës dhe SHBA-ja, janë pajtuar që të japin më shumë armë, mbështetje mjekësore dhe ndihma tjera ushtarake për Ukrainën që po luftën kundër agresionit rus.
Haynes thotë se Britania e Madhe ka organizuar një konferencë virtuale për ndihmë, ku kanë marrë pjesë 25 shtete.
“Të gjitha shtetet janë pajtuar për të kontribuar. Dy shtetet të cilat s’mundën të marrin pjesë në konferencë, kanë thënë ndaras se do të japin përkrahjen e tyre”, ka shkruar Haynes.
Ajo tutje thotë se “Sky News” merr vesh që vendet të cilat kanë qenë kundër dërgimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën tashmë kanë vendosur të ndërrojnë mendje.
“Në shtetet të cilat do të japin ndihmë ushtarake bëjnë pjesë edhe disa që s’janë pjesë e NATO-së”, ka shkruar ajo.
Ky lajm vjen pas kërkesave të vazhdueshme të presidentit të Ukrainës, Zelensky, që t’i dërgohen më shumë armë dhe mjete të tjera për të luftuar kundër pushtuesit rus.
BREAKING (correcting previous tweet as I’d been given incorrect figure): 27 nations, including the UK, other European countries & the US, have agreed to give more weapons, medical supplies and other military aid to Ukraine as it fights a Russian invasion, @SkyNew understands. 1/— Deborah Haynes (@haynesdeborah) February 26, 2022