Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka biseduar nëpërmjet telefonit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka njoftur Pallati Elysse Macron me anë të postimi në Facebook.
Presidenti Macron e ka përsëritur kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Rusia të ndalë ofensivën ndaj Ukrainës duke insistuar për armëpushim të menjhershëm.
Bisedime për armëpushim sot gjatë ditës janë zhvilluar ndërmjet Kyivit dhe Moskës në kufirin e Bjellorusisë, Macron ka kërkur që gjatë këtyre bisedimeve të ndalen të gjitha sulmet dhe goditjet nga ajri ndaj civilëve dhe shtëpive të tyre, që të ruhet infrastruktura civile dhe që të gjitha rrugët veçmas ajo në jug të Kievit të mbetet e sigurt për qarkullim.
“Jam në komunikim të vazhdueshëm me Presidentin Zelenskyy. Do të doja të përgëzoja ndjenjën e tij të madhe të përgjegjësisë. Me kërkesën e këtij të fundit dhe duke pasur parasysh situatën humanitare, telefonova Presidentin Putin. Presidentit Putin, unë përsërita kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund ofensivës ruse kundër Ukrainës dhe insistova në nevojën për të vendosur menjëherë një armëpushim”, shrkuan ai.
“Me fillimin e diskutimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase, i kërkova që të ndalojë të gjitha sulmet dhe sulmet ndaj civilëve dhe zonave të banuara, të ruajë të gjithë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore. Ai konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar në këto pika”.
“Kërkova respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e popullatës civile, siç është dhënia e ndihmave. Në lidhje me këtë, Franca paraqiti një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, i sugjerova Presidentit Putin që të qëndrojmë në kontakt gjatë ditëve në vijim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona”, perfundoi ai.
Sipas Pallatit Elysse, Putin është dakorduar me këto tri pika. Por, sot gjatë ditës the Guardian njoftoi se Rusia ka vrarë disa civilë pas goditjes me një raketë.
Po ashtu bëhet e ditur se Macron i ka kërkuar Putinit që të respektohet ligji humianitar ndërkombëtar, sikurse edhe popullsia civile dhe që të mbrohet transporti i ndihmave. Sipas njoftimit, Macron i ka kërkuar Putinit që të mbesin në kontakt për të mënjanuar përkeqësimin e situatës. /Gazeta Enigma/.