Oferta tunduese e ushtarëve ukrainas, negociatat dhe krejt çka ndodhi të hënën për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës

Oferta tunduese e ushtarëve ukrainas, negociatat dhe krejt çka ndodhi të hënën për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës

Sulmet dhe tensionet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë vazhduar edhe sot. Pas pesë ditësh luftime të ashpëra mes Rusisë dhe Ukrainë, këto dy te fundit janë pajtuar që të ulen e të bisedojnë sy me sy për pesë orë radhazi të hënën pas mesdite, shkruan Gazeta Enigma.

Për një takim të tillë, janë deklaruar edhe nga presidenca ukrainase, derisa potencuan se bisedimet ishin të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar nga ajo që ka shkaktuar.

LEXO EDHE: Përfundon takimi me Rusinë, deklarohen nga presidenca e Ukrainës

Derisa ekipi i presidentit ukrainas po negocionte me ekipin rus, në mes të luftës, presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.

“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në Tëitter.

Anipse Ukraina kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse përpara takimit, Rusia sulmoi Kharkivin ku mbeti i vdekur një person dhe 31 të tjerë u lënduan.

Mirëpo, Oleh Synyehubov ka thënë se: “Kontrolli mbi Kharkivin është plotësisht i yni. Forcat e armatosura, policia, dhe forcat mbrojtëse po punojnë, dhe qyteti po pastrohet tërësisht nga armiku”.

Thirrjet për armëpushim nuk kanë të ndalur, derisa edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kërkuar që gjatë këtyre bisedimeve të ndalen të gjitha sulmet dhe goditjet nga ajri ndaj civilëve dhe shtëpive të tyre, që sipas tij të ruhet infrastruktura civile dhe që të gjitha rrugët veçmas ajo në jug të Kievit të mbetet e sigurt për qarkullim.

Po ashtu, Macron i ka kërkuar Putinit që të respektohet ligji humianitar ndërkombëtar, sikurse edhe popullsia civile dhe  që të mbrohet transporti i ndihmave. Sipas njoftimit, Macron ka kërkuar që të mbesin në kontakt për të mënjanuar përkeqësimin e situatës.

LEXO EDHE: Macron gjatë bisedës me Putin: I kërkova të mos sulmojë civilë, ai u zotua për disa pika

Por, nuk janë vetëm thirrjet e liderëve që i bëjnë vazhdimisht shtetit të Rusisë, ku gjatë ditës së sotme edhe ushtarët ukrainas i kanë bërë ofertë tunduese Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksi Reznikov, ka publikuar ofertën e Ukrainës për ushtarët rusë që janë futur brenda territorit të shtetit ukrainas.

“Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: Të vdesin në një luftë të padrejtë ose një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla si kompensim. Nëse do të dorëzojnë armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Facebook.

LEXO EDHE: “Vdekje ose 5 milionë rubla nëse dorëzohen”, oferta e ushtarëve ukrainas ndaj rusëve

Rusia vazhdon të sanksionohet;

Mbretëria e Bashkuar njofton masat e reja kundër bankave ruse

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sapo ka njoftuar një sërë masash “për të ndaluar çdo person fizik ose juridik të Mbretërisë së Bashkuar të ndërmarrë transaksione financiare që përfshijnë bankën qendrore ruse, fondin e pasurisë  kombëtare  dhe ministrinë e financave të vendit”.

Konkretisht, këto masa synojnë:

-Të parandalojë Bankën Qendrore të Rusisë që të përdorë rezervat e saj valutore prej 630 miliardë dollarësh

– Të ndalojë bankat e përcaktuara nga aksesi i pagesave të sterlinës dhe kleringut përmes MB;

-Të forcojë ndjeshëm kufizimet tregtare kundër Rusisë;

Banka Qendrore e Rusisë rrit me të madhe normat e interesit

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të përballuar rreziqet e zhvlerësimit të monedhës ruse (rubla) dhe inflacionin e lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.

Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë banka qendrore dhe ministria e financave.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, thuhet në një deklaratë të bankës qendrore në Rusi. Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.

Rusia regon pasi BE-ja ashpërsoi sanksionet duke blerë armë për Ukrainën

Rusia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për sjellje armiqësore ndaj Rusisë, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë është “i rrezikshëm dhe destabilizues”. Sipas Rusisë, ata kanë të drejtë në përpjekjet e tyre për ta çmilitarizuar fqinjin e saj.

Perëndimi e ka shtuar furnizimin e Ukrainës me armë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër një pushtimi rus që Moska e quan “operacion special ushtarak” që synon mbrojtjen e civilëve.

Kremlini nuk ka pranuar ta komentojë të hënën ecurinë e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” rus në Ukrainë, duke ia referuar ushtrisë pyetjet për këtë çështje.

Shtete tjera vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën

Gjatë ditës së sotme, Finlanda ka deklaruar se do të sigurojë armë dhe municion për Ukrainën, tha kryeministrja e vendit, Sanna Marin.

“Ngarkesa do të përfshijë 2 mijë e 500 pushkë sulmi, 150 mijë plumba, 1 mijë e 500 armë antitank dhe 70 mijë pako ushqimore, shtoi ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen”.

Ministri tha gjithashtu se Finlanda, e cila nuk është anëtare e NATO-s dhe ndan një kufi të gjatë me Rusinë , i kishte dhënë dritën jeshile Estonisë për të dërguar armë fushore në pronësi të mëparshme finlandeze në Ukrainë. 

Ndryshe, Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut publikon shifrat e civilëve të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

Sipas saj të paktën 102 civilë në Ukrainë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin të enjten e kaluar, me 304 të tjerë të plagosur, por shifra reale dyshohet të jetë “konsiderueshëm më e lartë”.

“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë dukshëm më të larta”.

“Rreth 422,000 ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre, me shumë të tjerë të zhvendosur brenda vendit”, tha ajo në forumin e Gjenevës, i cili u pajtua të zhvillonte një debat urgjent mbi Ukrainën gjatë kësaj jave”, tha shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet. /Gazeta Enigma/.

Related Articles