Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpall zgjedhjet për president

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpall zgjedhjet për president

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e sotme nën drejtimin e presidentit Agim Ademi ka marrë vendim që t’i shpallë zgjedhjet e reja për president.

KE ka marrë vendim që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill.

FFK ka bërë të ditur se delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Deri tani kandidimin për Kryetar të FFK-së e ka konfirmuar Agim Ademi, Arianit Ahmeti dhe Remzi Ejupi.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë. Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së./GazetaEnigma/

Related Articles