Më 25 shkurt, Kosova u është bashkuar shteteve që i kanë vënë sanksione Rusisë, pas fillimit të sulmeve në Ukrainë. Sanksione u janë vënë 571 individëve dhe 51 entiteve.
Më këto sanksione, individëve dhe entiteve që gjenden në listë, do t’ju ngrihen asetet, iu ndalohet udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe iu ndalohet individëve ose entiteve në Republikën e Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët apo entitet që janë sanksionuar.
Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato listuara në anekset e akteve rregullative të Këshillit të Bashkimit Evropian referuar në pikën 1. të këtij Vendimi. Sanksionet do të jenë në fugi, deri në një Vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Zyra e Kryministrit ka publikuar vendimin e plotë dhe në këtë link mund t’i gjeni emrat e individëve dhe entiteve të sanksionuara.