Nuk ka pasur “asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv” nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia që u sulmua nga forcat ruse, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference për shtyp.
Pentagoni nuk mund të flasë se në çfarë statusi funksional është termocentrali tani ose nëse rusët kanë kontrollin e termocentralit, tha Kirby.
Departamenti i Mbrojtjes po ndihmon Departamentin e Energjisë në reagimin e SHBA-së ndaj incidentit, shtoi Kirby.
“Për shkak se ne kemi përvojë në drejtimin e centraleve bërthamore në Departamentin e Mbrojtjes, ne jemi pjesë e asaj përpjekjeje duke ofruar disa këshilla për Departamentin e Energjisë”, tha Kirby.
Kirby e quajti sulmin “tepër të rrezikshëm”.
“Sulmi i një centrali bërthamor është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të kishte shkaktuar shumë më tepër dëme dhe shkatërrim për popullin e Ukrainës dhe ndoshta edhe për vendet fqinje, nëse kjo do të kishte shkuar në një mënyrë tjetër”, deklaroi Kirby.