Një pikë kalimi evakuimi e civilëve që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti Irpin në perëndim të Kievit, u bombardua të dielën në mëngjes, raporton CNN.
Mediat ndërkombëtare po filmonin në atë lokacion, kur ra një predhë ra, në kohën kur një grup civilësh po kalonte përmes postbllokut.
Sipas raportimeve, të paktën tre civilë janë vrarë, duke përfshirë dy fëmijë, mirëpo ende nuk janë konfirmuar viktimat.
Zyrtarët ukrainas thanë edhe dje se sulmet ajrore i kanë penguar banorët të largoheshin përpara se të fillonin evakuimet e dakorduara. Putin e akuzoi Ukrainën për sabotim të përpjekjeve për armëpushim.
Një rund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet të hënën, sipas Davyd Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas. Ai nuk dha detaje shtesë, përfshirë vendin ku do të zhvillohen ato.
Takimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi dhe çuan në marrëveshjen e dështuar të armëpushimit për të krijuar korridoret humanitare për evakuimin e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nga qytetet e rrethuara, ku qindra mijëra përballen me mungesë ushqimi dhe uji. /Gazeta Enigma.