Autoritet ruse të martën thanë se mund të mbyllin tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse.
Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se “refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, duke bërë që çmimet të dyfishohen në 300 dollarë për fuçi.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për Rusinë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Por, Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin të hënën. / Gazeta Enigma.