Të paktën 1.2 milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni

Të paktën 1.2 milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni

Të paktën 1.2 milionë refugjatë e kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Kështu ka njoftuar Garda Kufitare e Polonisë në Twitter, ku bëhet e ditur se vetëm gjatë të hënës 141.500 refugjatë e kanë kaluar këtë pikëkalim kufitar.

Në total të paktën 1.7 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina deri tani, sipas Kombeve të Bashkuara. Megjithëse shumica prej tyre kanë shkuar në Poloni, shumë të tjerë kanë shkuar gjithashtu në Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani./Gazeta Enigma/

Related Articles