Ukrainasit nisin të largohen nga Sumi me makina

Ukrainasit nisin të largohen nga Sumi me makina

Civilët ukrainas kanë nisur të largohen nga qyteti Sumi në makina private, pas hapjes së “korridorit humanitar” për të dytën ditë me radhë.

Kryetari i këtij qyteti, Oleksandr Lysenko, e ka bërë këtë njoftim në disa komente televizive, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Ndërkohë, rreth 1.3 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni, prej pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë Agjencia kufitare polake.

Në një postim në Twitter të mërkurën, Agjencia ka thënë se në mesin e njerëzve që kanë hyrë në Poloni, 93 për qind janë shtetas ukrainas, 1 për qind janë polakë dhe 6 për qind janë qytetarë të pothuajse 100 shteteve tjera.

Sipas saj, vetëm të martën, 125,800 njerëz kanë kaluar kufirin, për dallim nga rekordi i së dielës, 142,300. / Gazeta Enigma.

Related Articles