Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sapo ka përfunduar takimi me Këshillin Ekonomik Social ku pika e rendit të ditës për rritjen e pagës minimale prej 264 euro nuk u miratua, shkruan Gazeta Enigma.
Murati tha se miratimi i këtij propozimi ka dështuar për shkak të mos mbështetjes nga sindikatat.
“Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj. Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi. Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën”, ka thënë Murati.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka theksuar se sipas tij kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale.
“Për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”, shkruan ministri.
Postimi i plotë: