Ushtria ruse granaton spitalin psikiatrik me 330 persona brenda në Kharkiv

Ushtria ruse granaton spitalin psikiatrik me 330 persona brenda në Kharkiv

Autoritetet lokale në Ukrainë kanë njoftuar se forcat ruse kanë granatuar spitalin psikiatrik në Kharkiv.

Guvernatori i qytetit ka thënë se nuk ka fjalë të përshkruaj dëmet dhe sipas tij besohet se 330 persona ishin brenda spitalit, raporton Reuters.

Kharkiv gjendet shumë afër kufirit Ukrainë-Rusi, dhe  vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga forcat ruse dhe nuk kanë hezituar që ta granatojnë vazhdimisht nga fillimi i pushtimit rus.

Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet e ashpra në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke bombarduar aeroportet. /Gazeta Enigma/.

Related Articles