Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet Kupa Evropiane për Kadet në Zagreb të Kroacisë.
Kjo garë është me pjesëmarrje masive. Në të do të marrin pjesë 32 shtete, plot 1,102 garues, 544 meshkuj dhe 558 femra, raporton Gazeta Enigma.
Kosova në këtë garë do të përfaqësohet me katër xhudistë të rinj.
Në Kupën Evropiane për Kadet, Kosova do të përfaqësohet nga:
– Laurina Gashi, kategoria deri në 48 kilogramë.
– Dion Sharapolli, kategoria deri në 66 kilogramë.
– Muharrem Hyseni, kategoria deri në 66 kilogramë.
– Blin Kuka, kategoria deri në 81 kilogramë.
Bashkë me garuesit e Kosovës, në Zagreb kanë udhëtuar edhe trajnerët e tyre, Fatos Tabaku, Dukagjin Gashi dhe Blenard Begu./Gazeta Enigma/