Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së vendit, Blerim Vela, ka reaguar pas raportimeve se Rusia po merr luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh për të rimbushur trupat e agresionit rus kundër Ukrainës.
Referuar këtij raportimi, Vela tha se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat ka zhvilluar në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, transmeton Gazeta Enigma.
“A do t’i ndalojë Vuçiqi njësitë paraushtarake nga Serbia që t’i bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës?”, pyet Vela.
“Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka kryer në vitet 1990”, shtoi ai përmes një cicërime të lëshuar në twitter,./Gazeta Enigma/
❗️According to Ukrainian General Staff: #Russia is bringing fighters from Syria, #Serbia and Artsakh to replenish troops in #Ukraine.
Will #Vučić stop paramilitary units from Serbia joining ???????? invasion against ?????????
Serbia hasn’t learnt any lesson from wars it committed in 1990s.— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 13, 2022