Aksioni i sotëm i Inspktoratit të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, rezultoi me 50 të arrestuar zyrtarë policorë.
Këta të fundit u arrestuan nën dyshimin se kanë bërë vepra të kundërligjshme.
Këtë e konfirmoi për Gazetën Enigma, kryeprokurori i Porkurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
“50 persona janë arrestuar në total gjatë ditës së sotme”, ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë. Këta persona janë arrestuar në aksionin që u bë në dy pikat kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë”, ka thënë ai.
Në mesin e 50 të arrestuarvë zyrtarë policorë, janë edhe dy zyrtarë doganorë.
“Edhe dy zyrtarët doganorë janë në mes të këtyre të arrestuarve”, ka thënë më tej Isufaj duke thënë se informata e tjera do t’i shpalosin në Konferencën për medie të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Ndryshe, kjo konferencë është paralajmëruar se do të mbahet në ora 15:00, për të dhënë më shumë detaje rreth aksionit të koduar “Pika” e i cili u zhvillua në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit. /Gazeta Enigma/.