Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka folur në një konferencë për media pas aksionit me emrin “Pika” në Gjakovë dhe Prizren.
Ai tha se zyrtarët policorë të cilët janë arrestuar sot dyshohen se janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit.
Ndër të tjera, Hodaj bëri të ditur se tashmë kanë dhënë rekomandimin për suspendim të 50 zyrtarëve.
“Ata janë arrestuar për keqppërdorim të pozitës zyrtare, ekziston dyshimi se të arrestuarit janë të përfshirë mbi 400 veprimtari kriminale, të marrjes së ryshfetit. U është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë, dhe të njëjtit është dhënë rekomandimi për suspendim nga puna”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/.