Një gazetar britanik, që punon për kanalin Fox News në SHBA, është plagosur gjatë raportimit për luftën në Ukrainë, bëri të ditur rrjeti televiziv, shkruan CNN, transmenton Gazeta “Enigma”.
Fox konfirmoi se Benjamin Hall është në spital pas një incidenti që ka pësuar jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
“Kjo është një kujtesë e ashpër për të gjithë gazetarët që vënë në rrezik jetën e tyre, për të dhënë lajme nga një zonë lufte”, tha shefja ekzekutive e Fox-it, Suzanne Scott.
“Siguria e të gjithë ekipit tonë të gazetarëve në Ukrainë dhe rajonet përreth është prioriteti ynë kryesor dhe i rëndësisë më të madhe,” shtoi Scott. “Ky është një kujtesë e ashpër për të gjithë gazetarët që po vënë jetën e tyre në linjë çdo ditë për të dhënë lajmet nga një zonë lufte”, shtoi ajo.
Hall, 39 vjeç, i është bashkuar Fox-it në vitin 2015.
Hall e filloi karrierën e tij si korrespondent lufte, duke raportuar nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe duke paraqitur raporte për disa organizata lajmesh, duke përfshirë The New York Times, Sunday Times, Agence France-Presse dhe BBC./ Gazeta Enigma.