Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se qeveria nuk ka asnjë plan lidhur me situatën e krijuar në vend pas rritjes së çmimeve.
Ai tha se çmimet po ndryshojnë brenda ditës dhe se kjo “nuk kishte me ndodh” në rast se Qeveria do të ishte më e vëmendshme.
“Unë dhe të gjithë ne këtu e dimë që kryeministri, Qeveria e të gjithë ju që jeni në pushtet nuk keni faj kryesor për ngitjen e çmimeve, por ju keni faj që keni marrë detyra që s’dini me i kry qysh duhet”, tha ai.
Ai përmendi edhe mosrritjen e pagave, që tha se e bëjnë situatën edhe më të rëndë. /Gazeta Enigma/.