Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me pretendimet e deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili ka thënë se KEK-u po eksporton energji elektrike, ndërkohë që KOSTT-i po e blen atë dyfish më shtrenjtë për t’i mbuluar humbjet në veri.
Kurti ka thënë se kur ka tepricë të energjisë elektrike, ajo eksportohet.
“Eksportimi i energjisë për muajt janar dhe shkurt janë tre faktorë njëri prej të cilëve është keqkuptim. Faktori i parë është tranziti i energjisë ai nuk është eksportim. Duhet të kemi kujdes të mos e keqkuptojmë. Faktori i dytë ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë na i kemi gjetur ato kontrata kur kemi ardhur. Faktori i tretë, Teprica e energjisë sidomos në orët pasmesnate”, tha Kurti.
Tutje ai shtoi se “Çka me i bo kësaj energjie, me ia dhënë KOSTT-it, çka i duhet? Kur ka tepricë normalisht që eksportohet”, ka thënë Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ngritjen e çmimeve në Kosovë. / Gazeta Enigma.