Rritja e çmimeve në produkte ushqimore ka acaruar qytetarët duke i prekur ‘xhepat’ e tyre dhe duke e rënduar edhe më shumë krizën ekonomike që tashmë ishte shkaktuar nga shtrenjtimi i përgjithshëm i artikujve, përfshirë edhe rrymën.
Çmimet në produke ushqimore përveç që janë rritur në markete të ndryshme, ato janë rritur edhe në kafiteri.
Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku shihet se si një ujë i thjeshtë, në një lokal të gastronomisë në qendër të Prishtinës, kushton 1.20 euro, përcjell Gazeta Enigma.
Artikulli në fjalë, në të kaluarën, rrallëherë kushtonte 1 apo mbi 1 euro.
Kundër rritjes së çmimeve po zhvillohet një debat në parlamentin e Kosovës, ku opozita ka kritikuar ashpër qeverinë për neglizhimin që kjo e fundit po ia bënë situatës ekonomike në vend.
Rritja në fjalë e çmimeve është paralajmëruar edhe nga Shoqata e Gastronomëve, dhe shtrenjtime të ngjashme tanimë mund të vërehen thuajse në çdo lokal.